Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion ...

E Premte, 10.07.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, ka shqyrtuar propozim-amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (17 sosh) për krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Gjatë shqyrtimit të këtyre amendamenteve, anëtarët e komisionit vlerësuan se miratimi i tyre është me rëndësi të veçantë, pasi që i hap rrugë procedimit të Ligjit për Forcat e Armatosura të Kosovës. Po ashtu, ata u shprehën të kënaqur edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se ndryshimi i amendamenteve të propozuara kushtetuese, nuk cenon liritë dhe të drejtat e njeriut në Republikës së Kosovës.