Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

E Premte, 10.07.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Fadil Demaku, zv/kryetar i parë, në fillim anëtarët e Komisionit shqyrtuan Raportin me amendamente për Projektligjin për Armë dhe Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri. Gjatë debatit Komisioni përkrahu këto dy raporte për këto dy projektligje dhe njëherësh i procedoi ato tutje në Kuvend.
Në vijim Komisioni shqyrtoi Raportin me amendamente për Projektligjin për Letërnjoftim. Gjatë debatit nuk u përkrah amendamenti nr. 2, për deklarimin e kombësisë, i propozuar nga deputeti Nait Hasani. Edhe ky Raport u përkrah dhe u procedua më tej në Kuvend.