Lajmet e fundit

Grupi i Grave deputete priti në një takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson

E Enjte, 09.07.2015




Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga znj. Blerta Deliu-Kodra, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson. Fillimisht ambasadores, i uroi mirëseardhje znj. Blerta Deliu - Kodra, e cila tha se gratë deputete janë të nderuara për këtë takim përmbyllës, si ambasadore në Kosovë.

"Në emër të grave deputete dua t'ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që ju si ambasadore, por edhe i gjithë stafi juaj, i ka dhënë fuqizimit të gruas në Kosovë, përkrahje e cila është dhënë direkt nga Ambasada, apo përmes projekteve të USAID-it dhe NDI-is, të cilat vazhdojnë të jenë partnerë të fuqishëm për avancimin e gruas.
GGD-ja është grup gjithëpërfshirës i të gjitha grupeve parlamentare dhe komuniteteve, grup i cili ka arritur që për çështje me interes për gruan t'i tejkalojë dallimet politike, etnike e religjioze.

Ambasadorja Jacobson tha se ky është takimi it fundit në Kuvend para se të largohet nga Kosova. Ajo vlerësoi lart punën e grupit të Grave, si grup gjithëpërfshirës, i cili është zë i fuqishëm për gruan dhe demokracinë, për mirëqenien e gruas, fëmijëve dhe zhvillimin e vendit.

Në takim deputetet shprehën fjalë falënderimi edhe për përkrahjen e përhershme që SHBA-ja i ka dhënë dhe i jep Kosovës.

Në përfundim të takimit, znj. Blerta Deliu- Kodra në emër të GGD-ës i dhuroi ambasadores Jacobson një mirënjohje për kontribut të palodhshëm për të drejtat e grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre efektive në jetën shoqërore e politike në Kosovë.