Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 07.07.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, drejtuar nga Jasmina Zhivkoviq, kryetare, u shqyrtuan Projektligji për Tatimin në të Ardhurat Personale, me amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa; Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, me amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa; Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa; Projektligji për Dixhitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore, me amandamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri; Projektligjit për Letërnjoftime, me amandamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës; Projektligji për Armë, me amandamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës; Projektligji për Pajisje me Armë, Municion dhe pajisje përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri, me amandamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas diskutimeve të anëtarëve të komisionit, këto projektligje u përkrahën në në pako dhe njëherësh u proceduan së bashku me amendamentet tutje, në Kuvend.