Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Marte, 07.07.2015




Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare më 9 korrik. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli, e ku merrnin pjesë anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare. Pas pikave të rëndomta të rëndit të ditës, koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rendin e ditës së seancës do të jenë: shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike, shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014,shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014,zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,votimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit,votimi i Rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, votimi për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe votimi i Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.
Katër pikat e fundit të rendit të ditës janë bartur nga seancat e kaluara.