Lajmet e fundit

Të premten shfaqet dokumentari “Follow us”

E Enjte, 02.07.2015




Nesër, më 3 korrik 2015, duke filluar nga ora 10:30, nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës shfaqet dokumentari: "Follow us" (i sponsorizuar nga OSBE-ja).

Hapjen e kësaj ngjarjeje do ta bëjë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkaq pjesëmarrës do të jenë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të misioneve diplomatike, si dhe deputete nga Kuvendi i Republikës së Serbisë.