Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Mërkure, 01.07.2015




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi dy projektligje: Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Gjatë shqyrtimit të këtyre projektligjeve, komisioni vlerësoi se para miratimit të amendamenteve duhet të mbahen dëgjime publike. Andaj, në vijim të mbledhjes u vendos që në rajonin e Ferizajt të mbahen tri dëgjime publike, ndërkaq, në atë të Pejës një.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe rreth vizitës së Komisionit në Berlin.
Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit e vlerësuan të dobishme vizitën dhe u shprehën të bindur se ajo do të ndikojë në punë më efikase të komisionit.
Po ashtu, komisioni falënderoi organizatorin (GIZ-in) për vizitën dhe bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen.
Përfaqësuesja e GIZ-it Dagmar Schmic, ndërkaq, u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme në punën e komisionit, përfshirë këtu edhe vizita të tjera në të ardhmen.