Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 30.06.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, drejtuar nga Flora Brovina, kryetare e Komisionit, grupet punuese raportuan lidhur me tre projektligje, përkatësisht; Projektligjin për ushqyerjen me qumësht gjiri, Projektligjin për Shëndetin Mendor dhe Projektligjin për Emergjencën Mjekësore.

Lidhur me Projektligjin për ushqyerjen me qumësht gjiri dhe Projektligjin për shëndetin mendor, u theksua se është punuar mire dhe janë dy projektligje të mira të cilat me një trajtim dhe konsultime të mëtejshme të specialistëve mund të procedohen për shqyrtim të pare në seancë plenare. Ndërkaq, Projektligji për Emergjencën Mjekësore për shkak të implikimeve financiare dhe problematikës së gjerë Komisioni vendosi që të vijojnë konsultimet të mëtejshme, pasi projektligji ka nevojë ndoshta edhe për një ridimensionim të ri.