Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 30.06.2015




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar, shqyrtoi amendamentet e Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore.
Amendamentet e këtij projektligji i paraqiti kryesuesi i grupit punues, deputeti Raif Qela, të cilat pas shqyrtimit u përkrahën nga komisioni.