Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

E Marte, 30.06.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Projektligjin për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ky projektligj u prezantua nga kryetari i Nën-Komisionit për Mandate, Imunitet dhe Rregulloren e Kuvendit, Armend Zemaj.

U theksua fakti se qëllimi i këtij Projektligji është pavarësia buxhetore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësia e teknologjisë informative, të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve, si dhe administrata e Kuvendit. Ndërsa, pas miratimit ky Projektligj do të procedohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës për të dhënë mendimin .

Pas diskutimit të anëtarëve të komisionit lidhur me këtë çështje, Komisioni vendosi që të përkrahë me shumicë votash tekstin e projektligjit (pa përfshirë nenin 5, për të cilin u kërkuan disa sqarime shtesë).

Më tej, deputetët theksuan se do të procedojnë sa më shpejt edhe me punën për hartimin e Rregullores së Punës së Kuvendit.