Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

E Hënë, 29.06.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin vjetor të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2014 (që u prezantua nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi).

Anëtarët e Komisionit gjatë diskutimit të tyre shfaqën vërejtje të caktuara lidhur me raportin, me theks të veçantë që kanë të bëjë me zgjedhjet e mbajtura përgjatë këtij viti. Me këtë rast, vërejtjet u fokusuan në regjistrin civil dhe mënyrën e votimit jashtë vendit. U theksua se përpunimi i listave duhet të jetë i një standardi më të mire. Anëtarët e komisionit vlerësuan se krahasuar me vitin paraprak, raporti ka shënuar avancim.

Pas një diskutimi të gjerë mes anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve të KQZ-së, anëtarët e komisionit në mungesë kuorumi nuk e hodhën në votim raportin, ndërkaq theksuan se duhet të kërkojnë informata shtesë nga KQZ-ja. Për këtë çështje do të vendoset në mbledhjen e radhës.