Lajmet e fundit

GGD-ja ka zgjedhur deputeten Blerta Deliu- Kodra kryesuese të GGD-së

E Enjte, 25.06.2015




Grupi i Grave Deputete (GGD) ka zgjedhur sot kryesuese të GGD-së, Blerta Deliu Kodra.
Me këtë rast, znj. Deliu- Kodra, e cila është deputete në mandatin e dytë ka theksuar se të drejtat e gruas, barazia gjinore dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë përkushtim i saj për demokraci.

Grupi i Grave Deputete është grup i përbërë nga deputetet e të gjitha grupeve parlamentare nga të gjitha nacionalitetet dhe ka Bordin e GGD-së me nga një përfaqësuese nga të gjitha grupet e Kuvendit.


Në këtë takim paraprakisht u diskutua dhe u miratua edhe Rregullorja e Grupit të Grave Deputete.

 

GGD-ja ka zgjedhur deputeten Blerta Deliu- Kodra kryesuese të GGD-së