Lajmet e fundit

Kryetari Veseli priti një grup qytetarësh të komunitetit egjiptian

E Mërkure, 24.06.2015




Me rastin e 24 qershorit - Ditës së egjiptianëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit një grup qytetarësh të komunitetit egjiptian nga Kosova dhe vendet e tjera të rajonit.

Duke u dëshiruar mysafirëve mirëseardhje në mjediset e institucionit më të lartë legjislativ të vendit, kryeparlamentari Veseli u uroi atyre 24 qershorin, duke e konsideruar shënimin institucional të kësaj dite si një tregues të vlerave të shoqërisë së Kosovës.

"Ne i çmojmë dhe besojmë në vlerat e multietnicitetit. Për ne, kulturat e ndryshme dhe identitetet e ndryshme nuk janë kërcënim, por pasuri njerëzore dhe përparësi e jona për zhvillim dhe integrim evropian. Republika e Kosovës funksionon mbi bazën e një kushtetute liberale dhe demokratike e cila njeh dhe garanton në mënyrë të barabartë liritë dhe të drejtat e individit, por edhe të komuniteteve etnike. Secili, në Kosovë, mund të ndjehet i lirë, të shprehë identitetin e tij kulturor dhe të ndihet krenar me përkatësinë e tij", theksoi kryetari Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës konfirmoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të çuar më tej reformat, veçanërisht në fushën e ekonomisë, në funksion të përmirësimit të jetës së të qytetarëve të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, i pranishëm ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij komuniteti, Veton Berisha, i cili së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit egjiptian, i ndanë mirënjohje kryetarit Veseli, për kontributin e tij në integrimin dhe zhvillimin e këtij komuniteti në Kosovë.

 

 

Kryetari Veseli priti një grup qytetarësh të komunitetit egjiptianKryetari Veseli priti një grup qytetarësh të komunitetit egjiptianKryetari Veseli priti një grup qytetarësh të komunitetit egjiptianKryetari Veseli priti një grup qytetarësh të komunitetit egjiptian