Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
E Mërkure, 24.06.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit Daut Haradinaj, u shqyrtua dhe u përkrah në parim raporti me propozim-amendamentet për Projektligjin Nr.05/L-22 për Armë.
Anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe përkrahur edhe raportin me propozim amendamentet për Projektligjin Nr.05/L-17 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-246 për Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri, si dhe raportin me propozim amendamente për Projektligjin Nr. 05/L-15 për Letërnjoftim. Me këtë rast, u përkrahën edhe propozim-amendamentet e propozuara nga deputetët: Nait Hasani e Çerim Bajrami.
Projektligjet procedohen në seancë plenare me raportet e Komisionit.