Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 23.06.2015




Komisioni për Integrime Evropiane ka mbajtur sot mbledhje, të drejtuar nga znj. Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit, në të cilën ishte i pranishëm edhe eksperti slloven i angazhuar nga GIZ-i, z. Primoz Vehar.


Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Teuta Sahatqija, fillimisht e falënderoi GIZ-in dhe ekspertin slloven z. Vehar për ndarjen e eksperiencës së shtetit të tij lidhur me proceset që vendi ynë është duke i kaluar. Në kuadër të këtij takimi, znj. Sahatqija, e informoi për procesin e integrimit evropian, rolin dhe përgjegjësit e Komisionit, si dhe statusin e MSA-së.

Eksperti slloven, z. Vehar, informoi anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me përvojat e shtetit Slloven, si dhe përvojat e vendeve të tjera të cilat e kanë kaluar, tashmë, këtë proces të në të cilin gjendet Kosova. Po ashtu, në mbledhjen e sotme, u diskutua edhe për rolin e Kuvendit në kuadër të proceseve integruese, si dhe fuqizimin e Komisionit për Integrime Evropiane pas nënshkrimit të MSA-së.


Pati komente nga anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe diskutime për rolin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim, i cili parashihet të themelohet me rastin e hyrjes në fuqi te MSA-se, përafrimin e legjislacionit me Acquis, si dhe rolin e Komisionit për Integrime Evropiane në këto proces.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane