Lajmet e fundit

Anëtarë të Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik takuan qumështarët

E Marte, 23.06.2015




Anëtarë të Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri të udhëhequr nga kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa , mbajti sot një takim të përbashkët me Shoqatën e prodhuesve të qumështit dhe shoqatën e qumështoreve të Kosovës në selinë e kësaj shoqate. Anëtarët e Komisionit në këtë takim u pritën nga z.Ramadan Memaj - kryetar i shoqatës së qumështoreve të Kosovës dhe z.Naser Bajraktari - kryetar i shoqatës së prodhuesve të qumështit, me anëtarë tjerë të shoqatave.


Në këtë takim përfaqësues të shoqatave ngritën shqetësimet e tyre lidhur me vështirësitë nëpër të cilat po kalon sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit. Një ndër problemet kryesore që u potencua në takim nga përfaqësuesit e shoqatave është importi i produkteve të qumështit me yndyrë bimore.


Përfaqësuesit e shoqatave kërkuan ndërmarrjen e masave nga institucionet në mënyrë që të mbrohet sektori i prodhimit të qumështit.


Anëtarët e Komisionit pasi u njohën nga afër me problemet të sektorit të prodhimit të qumështit, anëtarët e u shprehën se bashkëpunimi me këto shoqata do të vazhdojë në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë, e cila do të krijojë zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të qumështit.

Anëtarë të Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik takuan qumështarët