Lajmet e fundit
Të mërkurën organizohet punëtori lidhur me bordet e agjencive të pavarura
E Marte, 23.06.2015
Nesër, më 24 qershor 2015, organizohet në Prishtinë punëtori lidhur me bordet e agjencive të pavarura.
Përfaqësues të institucioneve më të larta të vendit do të flasin në temën: " Kompetencat e Kuvendit dhe të Qeverisë në plotësimin e vendeve të lira në bordet e institucioneve dhe agjensioneve të pavarura "
Punëtoria e cila organizohet nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës mbahet në hotelin " Sirius" në Prishtinë, duke filluar në orën 10:00,
Rreth kësaj teme janë të ftuar të flasin :
- Përfaqësues nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës,
- Përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
- Përfaqësues nga komisionet funksionale të Kuvendit,
- Përfaqësues nga institucionet/agjencitë e pavarura
- Përfaqësues nga Shoqëria Civile.
Ndërkaq, nëntemat e punëtorisë do të jenë:
- Kompetencat e Kuvendit,
- Autorizimet e Qeverisë ,
- Ngritja e çështjeve nga ana e komisioneve funksionale,
- Roli i shoqërisë civile
________________________________________________________
Për informata më të hollësishme: Fehmi PIREVA, zyrtar ndërlidhës me institucionet dhe agjensionet e pavarura
Kontakti :
' Tel.fix 038 211 910/10 209
Cel. +377 44 219 646
* Email : Fehmi.pireva@assembly-kosova.org dhe pirevaf66@hotmail.com