Lajmet e fundit
Komisioni për Legjislacion...u takua me ambasadorin e OSBE-së në Prishtinë, Jean Claude Schlumberger
E Marte, 16.06.2015
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, i kryesuar nga Albulena Haxhiu, priti sot në një takim ambasadorin e OSBE-së në Prishtinë,Jean Claude Schlumberger. Z. Haxhiu në fillim të takimit thekoi se ambasadori Schlumberger ka shprehur dëshirën për këtë takim, qëllimi i të cilit është thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit të këtij Komisioni dhe OSBE-së.
Në fjalën e tij ambasadori i OSBE-së në Prishtinë,Jean Claude Schlumberger, pasi përgëzoi Komisionin për punën që bën, foli gjerësisht për format e bashkëpunimit, duke u ndalur posaçërisht në këmbimin e ideve, pastaj kontributin që jep OSBE-ja në fushën e hartimit sa më të mirë të ligjeve,në lëmin e trajnimeve, si dhe zgjerimin e aktiviteteve në veri të vendit.
Si në fjalën e Albulena Haxhiut, ashtu edhe të deputetëve, u tha se Komisioni është transparent ndaj subjekteve të bashkësisë ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, duke shprehur njëkohësisht edhe zotimin për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si partnerë që kanë raporte korrekte. Ndër temat tjera të bashkëpunimit u përmendën edhe çështja e monitorimit të zbatimit të ligjeve, ngritja e efektshmërisë së sistemit ligjor,funksionet mbikëqyrëse të Kuvendit, puna e Grupit të Grave Deputete,çështja e ngritjes së cilësisë së përkthimeve , sidomos kur është fjala për ligjet etj.
-----------------------------
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, pikë të parë të rendit të ditës kishte shqyrtimin Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Gjatë diskutimit të këtij Projektligji u dhanë mendime dhe vlerësime të ndryshme lidhur me përmbajtjen e tij. Pas debatit, përkitazi me atë se a mund të procedohet tutje në Kuvend ky Projektligj, apo më parë të bëhet një dëgjim publik për të, u vendos që të organizohet dëgjim publik lidhur me këtë Projektligj dhe pastaj të vendoset për procedimin e tij.
Në vijim Komisioni shqyrtoi Propozimin e Lidhjes së Juristëve të Kosovës për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Komisioni vendosi që të procedojë në seancë propozimin e Lidhjes së Juristëve të Kosovës, të cilët kanë propozuar për këtë post, z. Elvedin Dërgutin.
Komisioni pastaj shqyrtoi çështjen e procedimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Projektligji nuk u procedua më tutje në Kuvend, sepse u pa e nevojshme të merren informata shtesë para se ai të procedohet më tutje në Kuvend.
Komisioni kishte në rendin e ditës edhe shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2014, por shqyrtimin e tij e shtyri për një mbledhje tjetër.