Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi një grup studentësh nga Universiteti i Essex-it në Britani të Madhe

E Marte, 16.06.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot një grup studentësh nga Universiteti i Essex-it në Britani të Madhe, dhe profesorin e tyre Ahmed Shaheed. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon, por edhe më gjerë.

Kryeparlamentari Veseli i njohu studentët nga Britania e Madhe me punën, detyrat dhe funksionet kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, si dhe rolin e tij gjithnjë në rritje në proceset e gjithmbarshme në vendin tonë. Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi ka rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm për sigurimin e të drejtave e lirive të njeriut e të komuniteteve pakicë, por edhe për miratimin e kornizës ligjore të vendit, për përfaqësimin e vullnetit të qytetarëve pa asnjë dallim, dhe për kontrollin mbi qeverinë, organet e tjera që zgjedh dhe për zbatimin e Kushtetutës e të legjislacionit në fuqi.

Duke e konsideruar procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës si një prioritet të lartë dhe strategjik, kryetari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës dhe institucionet shtetërore në përgjithësi, po punojnë intensivisht për përmbushjen e standardeve dhe kritereve që vendi ynë të shënojë progres në këtë rrugëtim.

Gjatë kësaj vizite, studentët nga Universiteti i Essex-it u njohën edhe me ambientet e tjera të Kuvendit të Kosovës.

 

Kryetari Veseli takoi një grup studentësh nga Universiteti i Essex-it në Britani të MadheKryetari Veseli takoi një grup studentësh nga Universiteti i Essex-it në Britani të MadheKryetari Veseli takoi një grup studentësh nga Universiteti i Essex-it në Britani të MadheKryetari Veseli takoi një grup studentësh nga Universiteti i Essex-it në Britani të Madhe