Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisioni për Integrime Evropiane

E Hënë, 15.06.2015




Diskutimi i Kreut VI (nenet nga 13 deri 17) të nismës legjislative për Projektligjin për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë sa i përket çështjeve të integrimit evropian, ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Integrime Evropiane të kryesuar nga Teuta Sahatqija,kryetare e Komisionit. Neni 13 përcakton rregullat e përgjithshme të bashkëpunimit të Kuvendit dhe Qeverisë gjatë zbatimit të Procesit të Stabilizim Asocimit të Bashkimit Evropian për realizimin interesave të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, sipas nenit 14, i cili në fushëveprimin e vet e ka shqyrtimin e procesit të stabilizim asocimit, Kuvendi shqyrton rregullisht progresin e bërë në procesin i MSA-së dhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në interes të reformave ligjore,adininistrative , institucionale dhe ekonomike. Dispozitat e këtij nenin, si u tha në debat, kanë të bëjnë posaçërisht me fuqizimin e rolit të Kuvendit.


Gjatë debatit përkitazi me Nenin 15, i cili ka të bëjë me informacionin që Qeveria duhet t' i ofrojë Kuvendit, u theksua se pikës së parë të këtij neni, ku thuhet :"Qeveria dorëzon në Kuvend për diskutim", duhet t' i shtohet edhe teksti - "dhe për miratim".Sipas këtij neni të Projektligjit, më shumë bëhet fjalë për miratimin e raporteve, si: Vlerësimi mbi Raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën,Raportin për zbatimin e MSA-së etj. Në vijim Komisioni përkrahu edhe Nenin 16 që ka të bëjë me Informacionin që Qeveria duhet t' u ofrojë komisioneve të Kuvendit dhe neni 17, sipas të cilit rregullohet pjesëmarrja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asocimit. U tha se në këtë Komision duhet të jenë edhe kryetarët e komisioneve përkatëse të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq u fol edhe për specifikat me të cilat do të merret ky Komision. Anëtarët e Komisionit dhanë edhe mjaft propozime e plotësime tjera që kanë të bëjnë me pasurimin e përmbajtjes së këtyre 5 neneve të këtij projektligji.

Mbledhja e Komisioni për Integrime Evropiane