Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës mbajti seancë festive në nderim të 12 Qershorit

E Premte, 12.06.2015




Në kuadër të shënimit të Ditës së paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryekuvendari Kadri Veseli, mbajti një seancë festive. Në fillim të seancës, z. Kadri Veseli përshëndeti presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa,zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi,deputetët,ministrat dhe ambasadorët e pranishëm. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryekuvendari Veseli theksoi se kjo është ngjarje e veçantë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës - mbahet një koncert festiv i filharmonisë së Kosovës, në nderim 12 Qershorit. Kjo është ditë sublime e Kosovës, për popullin , për vlerat e paqes dhe humanizmit. 12 Qershori është dita e triumfit të lirisë njerëzore mbi shtypjen dhe tiraninë."Të nderuar të pranishëm,vlerat sublime më së miri shprehen në gjuhën e artit, prandaj sot , në këtë vend të fjalimeve politike, le të flasë arti", theksoi në përfundim të fjalës së tij z. Kadri Veseli.

Pas fjalës së kryekuvedarit Veseli, filloi koncerti i Filharmonisë së Kosovës, organizuar nën patronazhin e Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës. Me këtë rast u ekzekutuan vepra muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë, udhëhequr nga dirigjenti i mirënjohur, Baki Jashari.

 

Kuvendi i Kosovës mbajti seancë festive në nderim të 12 QershoritKuvendi i Kosovës mbajti seancë festive në nderim të 12 QershoritKuvendi i Kosovës mbajti seancë festive në nderim të 12 Qershorit Kuvendi i Kosovës mbajti seancë festive në nderim të 12 Qershorit