Lajmet e fundit
Kryetari Veseli takoi një grup studentësh të Shkencave Politike
E Enjte, 11.06.2015
Në vazhdën e kultivimit të transparencës së institucionit më të lart ligjvënës e përfaqësues të Kosovës, si dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në kabinetin e tij një grup studentësh të Shkencave Politike të UBT-së.
Kryetari i njohu studentët me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, rolet dhe funksionet e tij, duke potencuar njëkohësisht, edhe detyrat e obligimet që dalin para deputetëve dhe Kuvendit në përgjithësi, kundruall qytetarëve.
Kryetari Veseli u përgjigj edhe në interesimet e studentëve përkitazi me angazhimet dhe përgjegjësitë e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, por edhe për zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë.