Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Enjte, 11.06.2015




Miratimi i planit të veprimit të grupeve punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit. Në fjalën hyrëse, z. Pajaziti theksoi se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve duhet të bëhet pa paragjykime, duke nxjerrë njëherësh edhe rekomandimet përkatëse. Me këtë rast, udhëheqësit e grupeve punuese, Shqipe Pantina,Xhevahire Izmaku dhe Sadri Ferati paraqitën para anëtarëve të Komisionit planet e punës, si dhe dinamikën e aktiviteteve të grupeve punuese. Objektiv i monitorimit të grupeve punuese do të jenë Ligji për OJQ-ët,Ligji për administratën shtetërore, si dhe Ligji për kufijtë administrativ.


Komisioni shtyri për mbledhjen e radhës shqyrtimin e Raportit për gjendjen në Shërbimin civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media