Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë festive

E Enjte, 11.06.2015




Nesër, më 12 Qershor, në kuadër të shënimit të Ditës së paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë festive.

Filharmonia e Kosovës në sallën e Kuvendit do të ekzekutojë vepra muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë.


Seanca fillon në orën 11:00.

Koncerti i Filharmonisë së Kosovës organizohet nën patronazhin e Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës.

 

 

 Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë festive