Lajmet e fundit

Kryetari Veseli bëri homazhe pranë arkivolit të heroit të kombit, Isa Boletini

E Marte, 09.06.2015




Pas seancës së sotme të Kuvendit lidhur me jetën dhe veprën e heroit kombëtar, Isa Boletini, në orën 14:00 kanë filluar homazhet pranë arkivolit të tij, në hollin e Kuvendit.


I pari që bëri homazhe para eshtrave të Isa Boletinit, ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. I shoqëruar nga kryeministri Isa Mustafa, kryetari Veseli vendosi kurorë lulesh dhe nderoi figurën e heroit kombëtar.


Homazhet vazhdojnë deri në orën 17:45, nga deputetët e Kuvendit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë nderime pranë arkivolit të Isa Boletinit.

 

 

Kryetari Veseli bëri homazhe pranë arkivolit të heroit të kombit, Isa BoletiniKryetari Veseli bëri homazhe pranë arkivolit të heroit të kombit, Isa BoletiniKryetari Veseli bëri homazhe pranë arkivolit të heroit të kombit, Isa BoletiniKryetari Veseli bëri homazhe pranë arkivolit të heroit të kombit, Isa Boletini