Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 09.06.2015
Bazuar në diskutimet e mëhershme dhe konkluzionet nga mbledhja e përbashkët me Komisionin për Legjislacion, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, miratoi rekomandimet lidhur me kontestet biznesore dhe adresimin e tyre në gjykata.
Me rekomandimet e miratuara sot, komisioni kërkon nga institucionet relevante të drejtësisë, që, kontestet biznesore të shqyrtohen më me efikasitet dhe në afat sa më të shkurtër.
Në këtë mbledhje, komisioni miratoi edhe kërkesën e grupit punues për shtyrjen e afatit për shqyrtimin e Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive.