Lajmet e fundit

GGD-ja priti në takim delegacionin nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore

E Premte, 05.06.2015




Grupi i Grave Deputete ka pritur sot në takim një delegacion nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore në Lituani, të kryesuar nga znj. Therese Murphy.


Me këtë rast, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për të Drejta të Njeriut Barazi Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirie Kajtazi , njoftoi delegacionin për punën dhe angazhimet e gjertanishme të GGD-së, duke vlerësuar se Grupi i Grave Deputete ka pasur dhe ka rol të rëndësishëm në inkorporimin e perspektivës gjinore në politikat vendore. Më tej, Kajtazi ka përmendur miratimin e Ligjit për Barazinë Gjinore, duke theksuar faktin se ligji i ri tani ka kuotën prej 50 për qind të përfaqësimit gjinor. Ajo ka vënë në theks edhe ligjet tjera si ai për pronën, Ligji për trashëgiminë, etj , të cilët sipas saj janë ligje mjaft të mira, por ka shtuar se, duhet një angazhim i fuqishëm për t'u zbatuar. Ndërkaq, deputetja Shukrie Bytyqi, duke folur për potencialin e madh të grave në politikë tha se Kosova do të kishte një Qeveri më të mirë po të kishte më shumë ministre.


Gjatë këtij takimi,znj Therese Murphy, tha se Instituti që ajo përfaqëson ka ofruar ndihmë shteteve anëtare të BE-së dhe atyre të para anëtarsimi në BE, për t'i përfshirë politikat gjinore në legjislacion. "Ne, jemi të interesuar që të përkrahim iniciativat që nxjerrin indeksin e barazisë gjinore, dhe të përcjellim ndryshimet e përfaqësimit të grave dhe burrave në vazhdimësi", tha znj Murphy.

GGD-ja priti në takim delegacionin nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore