Lajmet e fundit
Me rastin e 5 Qershorit - Ditës Botërore të Mjedisit, grupe nxënësish vizitojnë Kuvendin
E Enjte, 04.06.2015
Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, nesër, më 5 qershor 2015, grupe nxënësish nga rajone të ndryshme të Kosovës, do të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Një fjalim mirëseardhjeje për nxënësit do të mbajë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa më pas do të flasin edhe ministrat Ferid Agani e Arsim Bajrami, si dhe zëvendësi i Avokatit të Popullit, Basri Berisha.
Nxënësit do të simulojnë mbajtjen e një seance plenare, ndërsa në fund pritet të lexohet dhe miratohet Deklarata e Kuvendit të Fëmijëve të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit.
Koha: 13:00
Vendi: Salla e seancave plenare
Ftoheni të përcillni këtë aktivitet.