Lajmet e fundit
Gratë deputete takojnë përfaqësues të OSBE-së në Kosovë
E Mërkure, 03.06.2015
Grave i Grave Deputete (GGD), në përbërje: Blerta Deliu Kodra, Teuta Sahatqija Time Kadriaj dhe Shukrie Bytyqi, mbajtën sot një takim me përfaqësuesit të OSBE në Kosovë: z. Oliver Schutte dhe znj,Maria Berishaj.
Me këtë rast z. Schutte tha se OSBE-ja ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Bordin e GGD-së nga mandati i kaluar, dhe e ka përkrahur atë në formimin e grupeve të grave nëpër komuna, si dhe në shumë aktivitete tjera me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas.
OSBE-ja vlerëson angazhimin e GGD-së dhe zotohet se do të vazhdojë bashkëpunimin me të , për të rritur nivel edhe më të lartë rolin e gruas , si në komuna, ashtu edhe në nivelin qendror.
Kryetarja nga mandati i kaluar, znj Teuta Sahatqija, duke përmendur rolin e GGD-së në formimin e grupeve të grave, jo vetëm në komunat e Kosovës, por edhe në regjion, përkatësisht Shqipëri dhe Serbi, kërkoi nga OSBE-ja që edhe më tutje ta përkrah GGD-në në arritje të objektivave strategjike të sajë.
Blerta Deliu Kodra theksoi rolin e fushatës "Follow up", e cila ka rëndësi në dialogun mes dy popujve dhe në çështjet gjinore.
Ndërsa, deputetet Time Kadriaj dhe Shukrie Bytyqi theksuan nevojën e bashkëpunimit më të madh me komunat e vogla.
Në fund u vendos që në fillim të muajit korrik të bëhet shfaqja e dokumentarit për gratë e shquara në Kuvendin e Kosovës.