Lajmet e fundit

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile

E Mërkure, 03.06.2015




Në prani të grupit të deputetëve të cilët ishin bartës të hartimit të Deklaratës për partneritet me shoqëri civile, në përbërje: Zenun Pajaziti, Sali Morina, Shqipe Pantina, u themelua sot grupi punues për Hartimin e planit të veprimit në zbatim të Deklaratës për partneritet mes Kuvendit dhe shoqërisë civile.
Pas një procesi të hapur dhe transparent, nga radhët e organizatave joqeveritare të regjistruara në bazën e të dhënave në Kuvendin e Kosovës, përmes zgjedhjeve dhe kandidaturave të paraqitura, u përzgjodh grupi prej nëntë përfaqësuesve të organizatave joqeveritare.
Anëtarë të grupit punues nga radhët e shoqërisë civile, të cilat do të merren me hartimin e planit të veprimit për zbatimin e Deklaratës për partneritet mes Kuvendit dhe shoqërisë civile janë si vijon:

Besart Hyseni, Horizonti 21,
Burim Ejupi, Instituti për zhvillim të politikave-INDEP,
Driton Selmanaj, Instituti Demokratik i Kosovës-KDI,
Fatir Berzati, Shoqata e boshnjakëve të Kosovës dhe diasporës,
Mevlyde Mezini Saraçi- QKPSHA-Gjakova,
Naime Sherifi, Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve-QMGF,
Shpend Qyqalla, Shoqata për Kulture dhe Art- Fushë Kosovë,
Viktor Rexhepi, Trust the LAË, si dhe
Visar Rushiti, Instituti GAP.

Grupi punues në përbërje të deputetëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, në javën e dytë të qershorit do të organizojë punëtori me OJQ-të lokale në këto qytete: Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Shtërpcë, Mitrovicë dhe Prishtinë, me qëllim të informimit për rolin e këtij grupi dhe shfrytëzimin e mundësive më të mira për forcimin e partneritetit Kuvend i Republikës së Kosovës- Shoqëri civile.

 

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile