Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi drejtoreshën rajonale të UNICEF-it, znj. Poirier

E Hënë, 01.06.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, priti sot në takim drejtoreshën e UNICEF-it për Evropën qendrore dhe lindore, Marie Pierre Poirier, me të cilën bisedoi për për raportet e Kosovës me këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të OKB-së dhe zhvillimin e projekteve për fëmijët.


Kryeparlamentari Veseli falënderoi znj. Poirier për përkrahjen e vazhdueshme të
UNICEF-it për fëmijët e Kosovës, duke e konsideruar këtë një kontribut të çmuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.


Znj. Poirier, nga ana e saj, siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e projekteve në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me të drejtat, mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve kosovarë.


Kryetari Veseli konfirmoi vullnetin dhe përkushtimin e tij e të Kuvendit të Kosovës për të qenë pjesë e pandashme e punës në realizimin e këtyre projekteve.

Kryetari Veseli takoi drejtoreshën rajonale të UNICEF-it, znj. PoirierKryetari Veseli takoi drejtoreshën rajonale të UNICEF-it, znj. PoirierKryetari Veseli takoi drejtoreshën rajonale të UNICEF-it, znj. Poirier