Lajmet e fundit

Kadri Veseli: Fqinjësia e mirë dhe bashkëjetesa, dëshmi e arritjeve tona në rrugën euroatlantike

E Premte, 29.05.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Malit të Zi, z. Dushko Markoviq. Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë fqinjësor është vlerë e përcaktimit në rrugën e përbashkët euroatlantike.


Kosova dhe institucionet e saj janë të vendosura të zhvillojnë fqinjësinë e mirë ndërshtetërore në rajon dhe më gjerë, duke respektuar dhe konsideruar pakicat si vlera dhe ura lidhëse në mes të shteteve, ndërsa të drejtat e minoriteteve si vlera universale, theksoi Kryetari Veseli dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimet në rajon në veçanti bashkëpunimin ekonomik.


Z. Markoviq shprehu respekt për punën dhe bashkëpunimin ndërshtetëror, duke theksuar se agjenda e zhvillimit ekonomik mbetet prioritet për rajonin dhe përkushtimin në rrugën e përbashkët të integrimeve rajonale dhe globale. Zëvendëskryeministri malazez konfirmoi përkrahjen e shtetit të tij për rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian të saj, duke ofruar edhe përvojën e Podgoricës zyrtare në këtë drejtim.


Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për demarkacionin e kufirit, evidentimin e malaziasve si kategori kushtetuese në Republikën e Kosovës, si dhe bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.

Kadri Veseli: Fqinjësia e mirë dhe bashkëjetesa, dëshmi e arritjeve tona në rrugën euroatlantikeKadri Veseli: Fqinjësia e mirë dhe bashkëjetesa, dëshmi e arritjeve tona në rrugën euroatlantikeKadri Veseli: Fqinjësia e mirë dhe bashkëjetesa, dëshmi e arritjeve tona në rrugën euroatlantike