Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 27.05.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Jasmina Živkoviæ, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan gjithsej pesë projektligje: P/ligji nr.05/L-32 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-199 për gjykatat, me amendamentet e Komisiomnit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit; P/ligji nr.05/L-33 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit; P/ligji nr.05/L-35 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit; P/ligji nr.05/L-34 për ndryshimet dhe plotësimet e ligjitnr. 03/L-225 për prokurorin e shtetit, me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe P/ligji nr.05/L-36 për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të pesë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim