Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Mërkure, 27.05.2015




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja Teuta Sahatqija, u shqyrtua dhe u përkrah raporti me amendamente në Projektligjin për Përgjimin e Telekomunikimeve, i cili njëherësh procedohet tutje në Kuvend.
Në vazhdim të këtij takimi, Komisioni ka shqyrtuar dhe përkrahur edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së (me vërejtje në amendamentin 9).


Tutje, anëtarët e Komisionit përkrahën edhe këto projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-199 për Gjykatat, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Projektligjin për Avokatin e Popullit, Projektligjin për Barazi Gjinore, si dhe Projektligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Të gjitha këto, me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane