Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Mërkure, 27.05.2015




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Lidhur me Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, ndërkaq, Komisioni vendosi që të mbajë dëgjim publik.

Në vijim të mbledhjes u diskutua edhe për Raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimin Kulturore. Lidhur me këtë raport, Komisioni do të diskutojë edhe në mbledhjen e radhës, ndërkaq, vendosi që të riprocedohet për votim në mbledhje plenare rekomandimi për emërimin e anëtareve të Këshillit të Kosovës për Trashëgim Kulturore.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim...