Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete priti z.Andrew Russell

E Mërkure, 27.05.2015




Anëtaret e Bordit të Grupit të Grave Deputete në përbërje: Time Kadriaj, Shqipe Pantina dhe Shukrie Bytyqi pritën sot në një takim , z. Andrew Russell, koordinator për Zhvillim të Agjencive të OKB-së në Kosovë dhe njëkohësisht përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovë.

Kosovës i duhet ndihma juaj, i tha z. Russell deputeteve, duke theksuar pastaj se UNDP-ja është e përkushtuar që të ndihmojë zhvillimin e Kosovës dhe në këtë aspekt gjithmonë insistohet që të jenë të përfshira edhe gratë dhe të rinjtë. Nga OKB po kërkohet që të gjitha shtetet të përfshijnë në strategjitë zhvillimore, Objektivat e Zhvillimit të Mileniumi- OZHM, dhe këtë po e bëjmë edhe në Kosovë. Kosova edhe pse nuk është anëtare e OKB-ës e ka zërin e vet atje, dhe duhet të ketë rolin e vet në objektivat zhvillimore globale. Për këtë UNDP-ja do të bashkëpunojë me GGD-ën, me qëllim që të jepet kontribut në strategjitë, sa i përket punësimit,arsimimit, shëndetësisë etj.

Deputetja, Time Kadrijaj, tha se vetë Strategjia afatmesme e GGD-ës është e bazuar edhe në OZHM, duke pasur parasysh nevojën e përhershme të bashkëpunimit me UNDP. Po ashtu edhe deputetet Shqipe Pantina dhe Shukrie Bytyqi theksuan se partneriteti ndërmjet UNDP-ës dhe për GGD-ës është shumë i rëndësishëm.

Lidhur me projektet e luftës kundër dhunës në baza gjinore, fuqizimin ekonomik, buxhetimin e përgjegjshëm gjinor etj. foli Flora Macula nga UNWOMEN, ndërkaq, znj. Nora Sahtqiu theksoi se në të gjitha objektivat e mileniumit pozitës së gruas i kushtohet vëmendje.

Me këtë rast u tha se realizimi i planit vjetor të GGD-ës, duhet të vazhdojë të përkrahet edhe nga UNDP-ja .

 

 

Grupi i Grave Deputete priti z.Andrew Russell