Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 27.05.2015




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, kryesuar nga Zenun Pajaziti, në mbledhjen e sotme përkrahu Raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2014, i cili njëherësh procedohet tutje në Kuvend. Raporti nuk ishte votuar në përfundim të debatit të mbledhje së kaluar, mbajtur më 20 maj 2015, meqë pas përfundimit të debatit mbi këtë çështje mungonte shumica e nevojshme e anëtarëve të Komisionit për procedimin e Raportit.

Ndërkaq, në rendin e ditës së mbledhjes së sotme ishte paraparë të shqyrtohet në parim Projektligji për Procedurën e përgjithshme administrative, mirëpo kjo pikë e rendit të ditës u shty për shqyrtim për mbledhjen e ardhshme, nga synimi për të bërë një Projektligj sa më përmbajtësor dhe cilësor.

Komisioni pastaj vazhdoi punën lidhur me formimin e grupeve punuese për monitorimin e ligjeve. Në këtë kuadër u formuan grupet punuese për administratën shtetërore dhe ai për OJQ-ët.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media