Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Mërkure, 27.05.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa , të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, në rendin e ditës ishte shqyrtimi i 9 projektligjeve, përkatësisht shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-199 për Gjykatat dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit,Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Projektligjit nr. 05/L-19 për Avokatin e Popullit dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione, Projektligjit nr. 05/L-21 për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione, Projektligjit nr. 05/L-20 për Barazi Gjinore dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione dhe Projektligjit nr. 05/L-30 për Përgjimin e Telekomunikimeve dhe Amendamenteve të Komisionit të Integrime Evropiane.
Gjatë shqyrtimit u theksua se edhe projektligjet , të cilat kanë kosto buxhetore, shpenzimet janë të përballueshme. Anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të nëntë projektligjeve në Kuvend.