Lajmet e fundit
Sahatqija priti sot në takim ambasadorin e Britanisë, Ruairi OConnell
E Marte, 26.05.2015
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin Britanisë, z. Ruairi O'Connell.
Me këtë rast, Sahatqija, pasi i ka uruar mirëseardhje z. O'Conell dhe punë të mbarë si ambasador në Republikën e Kosovës, ka njoftuar atë në detaje për punën dhe angazhimin e këtij Komisioni.
Në këtë takim, veç tjerash, u diskutua edhe për proceset integruese në të cilat po kalon Kosova, procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat rajonale, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Liberalizimin e vizave. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, kërkoi nga ambasadori që të vazhdojë që të ndihmohet Kosova në proceset integruese duke eliminuar pengesat eventuale, që po pengojnë rrugëtimin e Republikës së Kosovës në këto procese. Ndërkaq, ambasadori britanik, O'Connell, deklaroi se për ta Kosova është shtet i barabartë dhe se do të vazhdojnë përkrahjen e shtetit të Kosovës në të gjitha proceset integruese.