Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 26.05.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Jasmina ivkoviæ, kryetare, u shqyrtuan gjithsej katër projketligje: P/ligji nr.05/L-30 për përgjimin e telekomunikimeve, me amendamentet e Komisionit funksional për Integrime Evropiane; P/ligji nr.05/L-19 për avokatin e popullit, me amendamentet e Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione; P/ligji nr.05/L-120 për barazinë gjinore, me amendamentet e Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe P/ligji nr.05/L-21 për mbrojtjen nga diskriminimi, me amendamentet e Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.