Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

E Hënë, 25.05.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin me amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Me këtë rast Komisioni pasi ka shqyrtuar 16 amendamentet e grupit të punës së Komisionit, përkrahu raportin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përkrahjen e anëtarëve të Komisionit e mori edhe raporti me amendamente të Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndërkaq, raportet me amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-199 për Gjykatat, ato të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë shqyrtimin gjatë mbledhjes së nesërme, duke filluar nga ora 09:00.

 

 

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit