Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi homologë nga vende të ndryshme të rajonit

E Shtune, 23.05.2015




Në ambientet e takimit të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po zhvillon punimet në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pati takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të rajonit, pjesëmarrës në këtë takim.


Kryetari Veseli u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili është edhe nikoqir i Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, me të cilin bisedoi për raportet e shkëlqyeshme që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, por edhe për mundësitë e forcimit dhe zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, duke u dhënë kështu një hov të ri marrëdhënieve ndërparlamentare.


Po ashtu, kryetari Veseli zhvilloi takime edhe me kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Milan Brglez, kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek, me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Josip Leko, si dhe atë të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.


Në të gjitha këto takime u potencua nevoja për thellimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Evropës Juglindore në funksion të paqes, stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të përshpejtuar evropian. Nga homologët e tij në këto takime, kryetarit Veseli iu bë ftesë për vizita zyrtare, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

 

 

Kryetari Veseli takoi homologë nga vende të ndryshme të rajonitKryetari Veseli takoi homologë nga vende të ndryshme të rajonitKryetari Veseli takoi homologë nga vende të ndryshme të rajonitKryetari Veseli takoi homologë nga vende të ndryshme të rajonit