Lajmet e fundit

Kryetari Veseli merr pjesë në Seancën e Dytë Plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që mbahet në Tiranë

E Premte, 22.05.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në Seancën e Dytë Plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, e cila ka filluar punimet sot, më 22 maj, dhe i vazhdon gjatë ditës së nesërme.

Sot mbahen mbledhjet teknike të tre komisioneve parlamentare të SEEEP-së, të Komisionit të Përhershëm dhe të Grupit të Punës, ndërkaq të shtunën, në sallën e konferencave në Hotelin Sheraton, zhvillon punimet mbledhja e Asamblesë Parlamentare.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë delegacione parlamentare nga vende të ndryshme rajonale dhe më gjerë.

Përveç pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë, kryetari Veseli do të ketë takime bilaterale me kryetarë të parlamenteve pjesëmarrëse, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

 

 

Kryetari Veseli merr pjesë në Seancën e Dytë Plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që mbahet në Tiranë