Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Premte, 22.05.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e komisionit Teuta Sahatqija, u shqyrtua raporti me amendamente për Projektligjin nr.05/L-30 për Përgjimin e Telekomunikimeve.
Me këtë rast, anëtarët e komisionit kanë përkrahur në mënyrë unanime këtë projektligj për procedim të mëtejmë.