Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Enjte, 21.05.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e komisionit Teuta Sahatqija, u shqyrtua raporti me amendamente për Projektligjin nr.05/L-30 për Përgjimin e Telekomunikimeve.


Me këtë rast, anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar 17 amendamente, ndërkaq nuk kanë përkrahur dy amendamente të propozuara nga dy deputetë. Mes tjerash ata kanë përkrahur propozimin për ndryshimin e emërtimit të ligjit.


Pas një diskutimi të gjerë për këtë projektligj, Komisioni u dakordua që miratimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr.05/L-30 për Përgjimin e Telekomunikimeve të bëhet në mbledhjen e nesërme.

 Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane