Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 20.05.2015




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Besnik Bislimi, u shqyrtua raporti Vjetor i Përfomancës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2014, të cilin e prezantoi zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Artan Venhari.


Me këtë rast raporti mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit dhe procedohet në Kuvend.


Pikë e rendit të ditës së mbledhjes së sotme ishte edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës, për vitin 2014. Mirëpo, komisioni vendosi që për këtë çështje të diskutoj në mbledhjen tjetër të radhës me prezencën e përfaqësuesve të Njësisë Qëndrore Harmonizuese.


Në vijim të mbledhjes Komisioni ka shqyrtuar dhe ka përkrahur edhe raportin e pasqyrave financiare nga ZAP-i për Komisionin e Pavarur të Mediave, për vitin 2014.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike