Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 20.05.2015




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga Flora Brovina, kryetare e Komisionit, në mbledhejn e sotme për pikë kryesore të rendit të ditës pati caktimin e grupeve punuese për shqyrtimin e projketligjeve.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE-së.

Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit caktuan grupet punuese për shqyrtimin e gjithsej tre projektligjeve: Projektligjin për shëndetin mental, Projektligjin për shërbimin mjekësor emergjent, si dhe Projektligjin për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale