Lajmet e fundit
Kryetari Veseli merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti në takimin me komunitetin e biznesit, me temën: Rëndësia e dialogut dhe partneritetit me komunitetin e biznesit në hartimin e legjislacionit në funksion t&
E Marte, 19.05.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nesër, më 20 maj 2015, do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në takimin me komunitetin e biznesit, me temën: "Rëndësia e dialogut dhe partneritetit me komunitetin e biznesit në hartimin e legjislacionit në funksion të zhvillimit".
Në këtë takim, kryetari Veseli do të flasë për parlamentarizmin ekonomik, ndërkaq do të marrin pjesë përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, të Aleancës Kosovare të Biznesit, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Odës Tregtare Kosovare-Turke, të European Investment Council, Shoqatës së Bankave të Kosovës, si dhe përfaqësues të bizneseve të mëdha vendore.
Ora: 11:00
Vendi: Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës
Ftoheni të përcillni këtë ngjarje.