Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Marte, 19.05.2015




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte, më 21 maj, në orën 10:00. Kryesia përcaktoi edhe rendin e ditës për këtë seancë.

Pas dy pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë në parim dy projektligje: Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale dhe atë për për Tatimin në të ardhurat e korporatave. Më pas, do të shqyrtohet raporti i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2014, si dhe ai i Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia u njoftua me shkresat mbështetëse për Republikën e Kosovës, nga Grupi i Miqësisë Francë-Kosovë, në Asamblenë Nacionale të Francës, drejtuar disa institucioneve të Francës, si dhe me vizitat zyrtare të realizuara jashtë vendit nga disa komisione parlamentare dhe deputetë.

 

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit