Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit
E Hënë, 18.05.2015
Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka vazhduar sot punimet nga mbledhja e kaluar, me votimin e disa projektligjeve dhe raporteve, për të cilat diskutimet kanë përfunduar të premten, më 15 maj.
Kështu, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri, Projektligjin për shërbimin mjekësor emergjent dhe atë për shëndetin mendor.
U miratuan gjithashtu, edhe katër raporte të institucioneve të pavarura, për vitin 2014: raporti i Komisionit të Pavarur për Media, raporti i Agjencisë Kundër Korrupsionit, raporti i Autoritetit të Aviacionit Civil, si dhe ai i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kuvendi miratoi edhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.